Sallatë e ftohtë me oriz

Përbërësit: 300 gr. oriz kokërrgjerë (mund të përdoret gjysmë për gjysmë me oriz kaf) 150 gr. djathë kaçkavall të butë 100 gr. bizele të ziera 1

Përbërësit:

300 gr. oriz kokërrgjerë (mund të përdoret gjysmë për gjysmë me oriz kaf)
150 gr. djathë kaçkavall të butë
100 gr. bizele të ziera
100 gr. ullinj të zinj pa bërthamë
10-15 kokrra domate qershi
1 spec të kuq ose të verdhë
2 kuti peshk ton në vaj (200 gr.)
4-5 salsiçe të vogla
4-5 kastravecë të vegjël
1 tufë majdanoz
pak majonezë ose vaj ulliri

Përgatitja:

Ziejmë orizin për rreth 12 minuta.

E shpërlajmë me ujë të ftohtë të bollshëm dhe më pas pasi kemi grirë përbërësit me radhë i bashkojmë dhe sallatën e vendosim në frigorifer për një orë.

I hedhim pak vaj ulliri në fund dhe e servirim.

COMMENTS