Rrathë kungujsh me proshutë pule

Përbërësit për 4 persona: 2 kunguj të mëdhenj Proshutë pule në feta jo shumë të holla Djathë fontina 1 vezë 100 gr. miell Ujë të gazuar

Përbërësit për 4 persona:
2 kunguj të mëdhenj
Proshutë pule në feta jo shumë të holla
Djathë fontina
1 vezë
100 gr. miell
Ujë të gazuar
Vaj për skuqje
Parmixhan të grirë

Përgatitja:

Pastroni dhe prisni kungujt në feta jo shumë të trasha. Në një enë, bashkoni vezën me miellin dhe trazojini deri sa të përftoni brum kremoz. Nëse duhet, shtojini pak ujë të gazuar. Fetat e kungullit futini te brumi dhe skuqni secilën prej tyre. Me të mbaruar, formoni sanduiça të vegjël me dy feta kungujsh dhe në mes pak proshutë e djathë. Vendosini të gjitha në një tavë dhe pjekini për 10 minuta.

COMMENTS