Pallaqinka

Përbërësit: 5 vezë, gjysmë litre qumësht pak kripë 1 sheqer vanillë 1 filxhan kafeje vaj 400 gram miell Përgatitja: Së pari tunden vezët

Përbërësit:

5 vezë,
gjysmë litre qumësht
pak kripë
1 sheqer vanillë
1 filxhan kafeje vaj
400 gram miell

Përgatitja:

Së pari tunden vezët pastaj shtohen: qumështi, vaji, kripa, sheqeri i vanillës e mielli dhe tunden të gjitha. Tigani për pallaqinka, pasi ngrohet më parë, lyhet me pak vaj.

Pastaj, e hedhim pak brum aq sa të krijohet një petë e hollë me trashësi prej 1mm. Pallaqinkat piqen në të dyja anët. Kështu vazhdon derisa të harxhohet i tërë brumi.

Lyerja e pallaqinkave bëhet sipas dëshires tuaj dhe mbështjellen në formë roleje dhe vendosen në pjatë.

COMMENTS