Përbërësit: 300 gr. oriz integral 150 gr. djathë Bri 3 domate gjethe borzilok 3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër pak arugulla (rucola) 1 kar
Përbërësit:
300 gr. oriz integral
150 gr. djathë Bri
3 domate
gjethe borzilok
3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
pak arugulla (rucola)
1 karotë e prerë
kripë dhe piper
Përgatitja:
Fillimisht lani arugullat dhe domatet (hiqini farat dhe pritini në kubikë), shtoni kripë, piper, pak vaj ulliri dhe gjethet e borzilokut të prera hollë dhe të gjithë këtë masë lëreni mënjanë.
Përgatisni orizin duke e hedhur në ujë me kripë, ziejeni 10 minuta, kullojeni dhe lëreni të ftohet.
Mandej shtoni pak vaj ulliri tek orizi, dhe më pas të gjithë përbërësit e përftuar më parë, dhe në fund djathin të prerë në kubikë.
Përziejini së bashku të gjitha. Pjata shërbehet e ftohtë.
COMMENTS