Sigurisht se orët e mençura janë më të mençura se orët e zakonshme, por Google planifikon që të bëjë dy orë edhe më të mençura. Një raport i ri nga
Sigurisht se orët e mençura janë më të mençura se orët e zakonshme, por Google planifikon që të bëjë dy orë edhe më të mençura.
Një raport i ri nga ‘Andorid Police’, që është një burim i besueshëm dhe rrjedhin shumë pajisje të pa prezantuara të Google shpesh thotë se kjo kompani është duke bërë dy orë të mençura me Android, të cilat do të kenë të integruar asistentin e Google ‘Al’.
Sipas raportimeve të fundit, këto orë do të jenë nën markën Nexus, dhe do të lansohen së bashku me smartfonët e Google Nexus gjatë këtij viti.
Këto dy pajisje do të jenë të ndryshme në madhësi, njëri model do të jetë më i madh i cili ka tipare të shumta duke përfshirë lidhjet LTE dhe GPTS.
Ndërsa modeli më i vogël do të ketë lidhjen me kartel të telefonit dhe GPS, por që të dy orët do të kenë sensorin për matjen e pulsit dhe rrahjet e zemrës, dhe të dy modelet me dizajn të rrumbullakët.
Modeli më i madh është i hollë 14 milimetra ndërsa i gjerë në diametër 43.5 milimetra, ndërsa ai më i vogël është i hollë 10.6 me diametër 42 milimetra.
Këto pajisje do të kenë si sistem operativ Android Wear 2.0.
COMMENTS