Përbërësit për dy omëleta: 4 vezë 2 speca 1 domate të madhe 1 qepë e kuqe proshutë djathë kaçkavall kripë, piper pak qumësht gjalpë
Përbërësit për dy omëleta:
4 vezë
2 speca
1 domate të madhe
1 qepë e kuqe
proshutë
djathë kaçkavall
kripë, piper
pak qumësht
gjalpë
Përgatitja:
Presim specat, qepët dhe domatet; domatet në feta, specat dhe qepët i presim në shirita të hollë. Rrahim dy vezët veç e veç. I shtojmë pak qumësht secilës dhe kripë me piper.
Në tigan, hedhim së pari pak gjalpë e më pas vezët e rrahura. Sapo të piqen nga njëra anë, i kthejmë dhe hedhim të gjitha perimet. I lëmë për pak minuta të gjitha bashkë në tigan dhe e palosim vezën si në fotografi.
Shërbejmë menjëherë!
COMMENTS