Njoki patatesh me fileto krapi

Përbërësit për katër persona: 400 gr. njoki 800 gr. krap 250 gr. domate qershiza 1 gotë verë të bardhë 3 thelpinj hudhre 100 gr. mie

Përbërësit për katër persona:

400 gr. njoki

800 gr. krap

250 gr. domate qershiza

1 gotë verë të bardhë

3 thelpinj hudhre

100 gr. miell

7 lugë vaj ulliri

Majdanoz

1 spec djegës

kripë dhe piper

Përgatitja:

Pastrojmë dhe shfiletojmë peshkun, i heqim edhe lëkurën. Lëmë katër fileto të paprera ndërsa të tjerat i presim në kubikë.
Pastrojmë domatet nga lëkurat dhe i presim përgjysmë, grijmë majdanozin hollë. Ndërkohë vëmë në zjarr një tigan të madh me vaj ulliri, zverdhim thelpinjtë e hudhrës dhe specin djegës, i heqim dhe hedhim copat e peshkut dhe si të marrin faqe i shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë të avullojë.

Shtojmë domatet dhe majdanozin dhe i shtojmë pak ujë të nxehtë dhe i lëmë të ziejnë ngadalë për maksimumi 7–8 minuta. Ndërkohë që ziejmë njokit në ujë me kripë, në një tigan tjetër nxehim vaj ulliri dhe skuqim filetat e paprera të kaluara më parë në miell.

Pasi i kalojmë nga të dy anët, i spërkasim me pak verë të bardhë dhe i lëmë mënjanë. Sapo njokit të jenë gati, i kullojmë dhe i hedhim në tiganin me domate e copa peshku dhe i lëmë për pak minuta në zjarr të fortë derisa të lidhen përbërësit me njëri-tjetrin. Përgatisim pjatën me njoki duke e zbukuruar me fileton e skuqur të peshkut. Shërbehet e nxehtë.

COMMENTS