Modelet e sandaleve të këtij sezoni veror (Foto)

Kur është fjala për sandalet, thuajse të gjitha variantet, stilet dhe modelet i kemi marrë në konsideratë, por shumë prej vajzave fashion dhe blogeret

Kur është fjala për sandalet, thuajse të gjitha variantet, stilet dhe modelet i kemi marrë në konsideratë, por shumë prej vajzave fashion dhe blogeret e modës, këtë sezon kanë propozuar disa modele që do të jenë trendi i kësaj vere. Nëse je gati për pushimet verore, shiko disa nga modelet e sandaleve që duhet të kesh patjetër këtë stinë.

1. Gladiator
Foto 1

Ky lloj modeli është në modë prej kohësh. Mund të jenë të sheshta ose me taka. Janë interesante, sepse kombinohen me veshje të ndryshme, por janë edhe komode sepse i japin këmbës shumë hapësirë.

2. Me thurje
Foto 2

Një prej modeleve që po tundon shumë vajzat fashion. Shumë kanë filluar t’i preferojnë për t’i veshur edhe në plazh. Janë funksionale, sidomos nëse janë të sheshta. Vijnë në disa variante dhe ngjyra lëkure.

3. Me lidhëse

Foto 3

Sandalet me lidhëse janë rikthyer, madje me lidhëse në të gjithë këmbën. Shumë dizajner i propozojnë si modele rreth kyҫit të këmbës, ndërsa të tjerë mendojnë se lidhëset duken bukur në të gjithë këmbën. Mund të zgjedhësh cilindo model që të përshtatet më shumë.

4. Me takë të plotë

Foto 4

Në ndryshim nga të gjitha modelet e tjera, sandalet me takë të plotë janë më të thjeshta për të gjithë dizajnerët. Për momentin në këtë sezon, ky model mund të shkojë shumë me pantallona të gjera treҫerekëshe, ideale për ditët e nxehta. Por po ashtu shkojnë shumë edhe me fundet e shkurtra.

5. Platformat

Foto 5

Sandalet me platformë tërheqin vëmendjen e të gjithëve, por ҫ’është më e rëndësishme të shtojnë centimetrat dhe të japin siguri, shkruan revista ‘Class’. Sidomos për fustanet e verës, mbrëmjet dhe festat e nxehta mes miqsh, një zgjidhje e zgjuar. Me një look neutral, këto lloj sandalesh do të jenë një detaj interesant.

6. Ortopediket

Foto 6
Sandalet ortopedike janë shpëtim për të gjithë sa herë i ndien këmbët e lodhura. Nëse do të largohesh nga takat, por pa harruar detajet femërore, kjo zgjedhje është ideale.

COMMENTS