Mistere historike – Ja 22 nga më të mëdhatë (Foto)

Janë të shumta enigmat e pazgjidhura që mundojnë na prej kohësh. Paralelisht me versionet zyrtare që publikohen nga mediat dhe autoritetet, lidhur me

Janë të shumta enigmat e pazgjidhura që mundojnë na prej kohësh. Paralelisht me versionet zyrtare që publikohen nga mediat dhe autoritetet, lidhur me ngjarje të rëndësishme në historinë botërore, zhvillohen edhe hamendësime nga më të çuditshmet e më me fantazi.

Maria Celeste
1 Foto

Ajo që i ndodhi ekuipazhit dhe pasagjerëve të anijes britaniko-amerikane mbetet një nga misteret më të mëdha detare.

Anija ‘Mary Celeste’ nisi lundrimin e saj nga Nju Jorku më 7 nëntor, 1872 drejtuar për në Xhenoa të Italisë. 10 pasagjerët e saj nuk ishin në bord kur ajo u përmbyt në mes të Gjirit të Gjibraltarit 4 javë më vonë.

Maria Çeleste u gjet 400 milje në lindje të Gjibraltarit, nga ana e ekuipazhit të një anije mallrash. Asnjë gjurmë nga kapiteni, gruaja, vajza apo shtatë pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Nuk kishte shenja lufte, dhe e gjithë ngarkesa e saj ndodhej akoma në bord. Varka e vetme e shpëtimit ishte zhdukur.

Teori të shumta dolën në lidhje me ‘anijen fantazmë’.

Ato lidhen me sulmin e piratëve ose të ndonjë përbindëshi në det. Një dokumentar i titulluar ‘Historia e vërtetë e Mary Celestes’ i përjashtoi këto mundësi por megjithatë nuk dha përfundime të hollësishme.

Xhek Rrjepësi
Foto 2 Xhek Rrjepësi

Identiteti i vërtetë i këtij vrasësi serial viktorian vazhon të mbetet i paqartë edhe 129 vite pas vrasjeve të tij të tmerrshme në vitin 1888 në Londër. Xhek njihej si kirurg i çmendur që vriste femra si pjesë e një komploti për të mbrojtur një anëtar të familjes mbretërore. Profesor Uilliam Rubinstajn e përshkruan këtë histori si ‘absurditet i dukshëm nga fillimi në fund’.

Identiteti i tij i vërtetë nuk u provua kurrë. Tregime rreth vrasjeve të vazhdueshme në rrugët e Londrës tërhoqën lexuesit në të gjithë botën, duke ngritur spekulime intensive që zgjatën më shumë se një shekull.

Disqet fluturues të Kenneth Arnold
Foto 3 Disqet fluturues të Kenneth Arnold

Lindja e fenomenit UFO erdhi nga piloti Ken Arnold që pa 9 objekte të veçanta në formë disku që fluturonin mbi malet Kaskade të Uashingtoni më 24 qershor 1947.

Ai tha se shpejtësia e tyre ishte më e madhe se avionët më të avancuar të asaj kohe. Polemikat që shpërthyen në lidhje me atë ishin të shumta. Shpjegimi më i mundshëm sipas disave ka qenë një tufë pelikanësh të bardhë që kanë fluturuar afër.

Gjurmët e Djallit
Foto 4 Gjurmët e Djallit

Herët në mëngjesin e 9 shkurtit 1855, njerëzit në qytezat rreth Devonit Jugor panë një gjurmë të madhe në borë.

Revista ‘Time’ tha se gjurmët u gjetën në një distancë prej 40 miljesh në të dyja anët e qytetit, sikur një kafshë e madhe dhe e mistershme kishte kaluar gjatë natës. Dyshimet ishin për ndonjë kangur, lepur ose mi, por gjurma ishte tepër e madhe.

Qefini i Torinos
Foto 5 Qefini i Torinos

Qefini i Torinos mund të jetë relikja më e famshme fetare. Shumë të krishterë besojnë se qefini, e cila duket se ka gjurmë të trupit të një njeriu, është rroba e varrimit të Jezu Krishit.

Trupi duket se ka plagë, që përkojnë me përshkrimin e Biblës për vuajtjet e Jezusit në kryq. Shumë dijetarë kundërshtojnë vërtetësinë e qefinit, dhe thonë se ajo i përket Mesjetës.

Edhe Kisha Katolike e Romës e kundërshton faktin që me atë copë të jetë mbështjellë trupi i Jezusit. Megjithatë qefini shërben si një mjet i rëndësishëm besimi pavarësisht vërtetësisë së saj. Një vit më parë, Papa Benedikti i 16 e tregoi reliken misterioze të mbrojtur me xhama antiplumb dhe në një klimë të kontrolluar.

Nuk ka dyshim se ajo mbart një gjurmë negative të fytyrës dhe skicimin e trupit të një njeriu që ka pësuar lëndime nga kryqëzimi, por shkencëtarët kanë qenë në gjendje për të arritur një konsensus për mënyrën se si ajo u krijua.

Riçardi III dhe princat e Kullës
Foto 6 Riçardi III dhe princat e Kullës

Në vitin 2012, skeleti i mbretit të fundit të Anglisë, Riçardi III, u zbulua poshtë një parkingu në qytetin e Leiçester. Gërmimi që nxori mbetjet e tij u nis nga Philippa Langley, e cila kishte pasur një ndjenjë të çuditshme kur vizitoi vendin.

Ky shembull i qartë i arkeologjisë psikike nuk ishte i vetmi mister që rrethon jetën e Ricardit. Roli i tij në vdekjen e dy nipërve të njohur si Princat e Kullës, mbetet një prej mistereve më të mëdha të të gjitha kohërave. Këto ishin djemtë e Mbretit Eduard IV që u zhdukën në mënyrë të pashpjegueshme në vitin 1483.

Njeriu i hapësirës në Solway
Foto 7 Njeriu i hapësirës në Solway

Në pasditen e 23 majit të vitit 1964, një punonjës i shërbimit të zjarrit, Jim Templeton, mori fotografi të gruas dhe vajzës së tij në zonën e bukur të Solway Firth.

Kur ai i mori fotot nga një asistent, ai i tregoi për një imazh të një figure fluturuese mbi kokën e vajzës së tij, që kishte një kostum të bardhë si ato që veshin astronautët e NASA-s. As ekspertët nuk i dhanë dot shpjegim.

‘Mothman’
Foto 8 'Mothman'

Një natë të errët në nëntor 1966, katër adoleshentë amerikanë pohuan se panë një përbindësh të madh në formë zogu, me sy me ngjyra të ndezura të kuqe, që endej në zonat rurale të West Virginia. Ata thanë se u ngrit në ajër me krahët e tij gjigande. Në një konferencë për shtyp atij i vunë emrin ‘Mothman’ duke u inspiruar nga Batmani. Nga ky zog gjigant janë bërë edhe filma.

Monstrat në thellësi
Foto 9 Monstrat në thellësi

A fshehin oqeanet tona specie kafshësh të pazbuluara si për shembull gjarpri i detit, që u kap në ishullin St. Helena në vitin 1848?

Në dokumentat e Arkivave Kombëtare dhe Muzeu i Historisë Natyrore janë gjetur raporte për krijesa të ngjashme në fillim të shekullit 20. Gjithashtu për këtë ka shkruar edhe Arhtur Conan Doyle një libër ‘Bota e Humbur’ (The Lost World)

Foto 10 A ekzistonin me të vërtetë ‘Këmbëmëdhenjtë’? (krijesa gjigande të ngjashme me njeriun)
Foto 10 A ekzistonin me të vërtetë 'Këmbëmëdhenjtë'

Për gjigandët e atëhershëm, bishat e mëdha të ngjashme me njeriun, është folur në shumë kontinente për shekuj. Në malet Himalaje, ato njihen me emrin ‘Yeti’ ose ‘Njerëzit e dëborës’. Në Amerikën e Veriut janë raportuar si ‘Këmbëmëdhenjtë’. Në Rusi quhen ‘almasty’.

Një tipar i përbashkët përsa i përket raportimeve moderne për to është se shumica e fotove janë të turbullta kurse videot me kualitet të dobët. Ekzaminimet serioze shpesh të çojnë në konkluzione identitetesh të gabuara. Por vitin e kaluar, një gjenetist anglez tha se mostrat e flokëve të tyre kishin ngjashmëri me arin antik polar.

Kush i qëlloi vëllezërit Kenedi?
Foto 11 Kush i qëlloi vëllezërit Kenedi

Vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhon Kenedi më 22 nëntor 1963, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më shokuese të shekullit 20. Vrasja e vëllait të tij Robert Kenedi më 5 qershor 1968 i shtohet teorive konspirative. Në të dyja rastet, u akuzua një person i armatosur.

Në të dyja vdekjet pyetjet që shtrohen janë: A ishte një tjetër qitës në kodrën me bar nga ku u vra Xhon Kenedi gjatë paradës?

Si mundi të qëllonte qitësi Presidentin nga një distancë e tillë, për më tepër që makina ishte në lëvizje? Gjykata e Lartë e Drejtësisë arriti në përfundimin se Li Harvi Osvald ishte i vetmi vrasës, por një sondazh i bërë 6 dekada më vonë tregoi se 60% e amerikanëve nuk e besojnë këtë. Li Harvi Osvald u qëllua për vdekje në një rajon policie në Dallas.

Ndërsa përsa i përket Robert Kenedit, një dëshmitar tha për CNN në 2012-n se ajo kishte dëgjuar dy të shtëna armësh gjatë vrasjes në Los Anxheles më 1968-n.

Atlantida
Foto 12 Atlantida

Të gjithë kanë dëgjuar për qytetin e humbur të Atlantidës (ose Atlantisit). Legjenda filloi me filozofin grek, Platonin. Në vitin 360 para Krishtit, ai shkroi një libër personazhet e të cilit e përshkruanin Atlantidën si një ishull më të madh se Libia dhe Azia të marra bashkë, që kish ekzistuar 9000 vite më herët m’u përpara ‘Kolonave të Herkulit’, që ndodheshin në hyrjen për në Detin Mesdhe.

Por e gjitha çfarë dimë nga qytetërimi legjendari i ishullit të Atlantidës vjen nga disa faqe të Timaeus dhe Critias, dy dialogjet e famshme të shkruara nga filozofi grek Platoni në shekullin e 4 para Krishtit. Sipas Platonit, Atlantis ekzistonte 9 mijë vite më parë se nga koha e tij. Një fuqi e madhe detare në botën e lashtë, bëri që ishulli utopik të zhdukej në mënyrë misterioze në det brenda një dite të vetme. Përgjatë shekujve, shkrimtarë, historianë, shkencëtarë dhe arkeologë të panumërt kanë debatuar nëse Atlantida ka ekzistuar me të vërtetë, dhe nëse po, ku mund të jetë.

Harta e Piri Meis
Foto 13 Harta e Piri Meis

Piri Meis Map është harta e njohur para epokës moderne krijuar në shekullin 16-të nga hartografi Piri Meis. Piri Meis (1470-1553), ishte eksplorator turk i njohur për librin e tij ‘Libri i Detit’ dhe veçanërisht hartuesi i ‘hartës botërore’ që ka qenë një nga hipotezat pseudoshkencore deri në ditët e sotme.

Harta paraqet një pjesë të brigjeve perëndimore të Evropës, Afrikës së Veriut dhe bregu detar i Brazilit. Ishuj të ndryshëm të Atlantikut janë përshkruar si ishujt Kanari, Azores dhe ishulli mitik Antillia. Harta është e njohur për rëndësinë e saj pasi përshkruan masën tokësore që disa studiues pretendojnë se për ekzistencën e hershme të Antarktikës. Disa studiues të tjerë pohojnë se kjo hartë mbështesin teorinë që toka është eksploruar që në kohët e lashta.

Flokët e Engjëllit
Foto 14 Flokët e Engjëllit

Flokët e Engjëllit (Angel Hair) është një fenomen i rrallë i natyrës që nuk është mundur të shpjegohet edhe në ditët e sotme. Ai është i përbërë nga fije mëndafshi që lëshohen në tokë, por nëse përpiqesh t’i prekësh, do të zhduken përpara syve tuaj. Është një fenomen i njohur në të gjithë botën dhe është kryesisht i përhapur në Amerikën e Veriut, Zelandën e Re, Australi dhe në Evropën Perëndimore. Nuk ka asnjë dëshmi të njohur se çfarë e shkakton këtë substancë ose nga çfarë është e përbërë. Spekulimet janë se ato krijohen nga merimangat ose një lloj tjetër insekti të ngjashëm me to, madje shpesh i kanë lidhur edhe me vëzhgimin e UFO-ve. Për shkak të natyrës së ndjeshme që kanë, ka qenë e pamundur për t’i mbledhur dhe për t’i analizuar, pasi çdo lloj kontakti me to, do të shkatërronte përbërjen e tyre kimike.

Arka e Marrëveshjes
Foto 15 Arka e Marrëveshjes

Arka e Marrëveshjes është një arkë e veshur dhe e dekoruar në flori. Sipas librit të Eksodit, Zoti urdhëroi Moisiun për të ndërtuar këtë arkë prej druri akacieje. Brenda kësaj arke, Moisiu futi tabela të gurta të gdhendura me Dhjetë Urdhërimet, ashtu siç ishte thënë në Malin Sinai. Kështu, hebrenjtë filluan ta nderojnë Arkën si manifestim tokësor të Zotit. ‘Dhiata e Vjetër’ përshkruan fuqitë e jashtëzakonshme të saj – e ndritshme nga flaka dhe drita që ndalon lumenjtë, hedh në erë ushtritë dhe shemb muret e trasha të Jericho, Palestinë.

Objekte metalike misterioze
Foto 16 Objekte metalike misterioze

Historia e njeriut është histori e shumë zhvillimeve. Miliona vjet më parë, njeriu ka mundur të krijojë objekte të ndryshme metalike. Arkeologët kanë zbuluar një kategori objektesh metalike në formën e një koni. Për arkeologët është mjaft e vështirë për të caktuar periudhën kur ato janë krijuar pasi i përkasin një teknologji mjaft të avancuar edhe pse krijuar miliona vjet më parë.

Fosilet e mistershme
Foto 17 Fosilet e mistershme

Fjala fosile siç kemi mësuar në shkollë, rrjedh nga latinishtja që do të thotë ‘diçka e nxjerrë nga toka duke gërmuar’. Fosilet janë gjurmë të organizmave të vdekur dhe aktiviteteve të tyre jetësor. Megjithatë, ekzistojnë një grup fosilesh që nuk mund t’i jepet një kuptim gjeologjik apo historik. Kohët e fundit është gjetur një dorë njeriu që vlerësohet të jetë e një njeriu që ka ekzistuar 110 milionë vjet më parë. Apo të një gjurme e një këmbë njeriu që është gjetur në një shist argjilor në Delta, SHBA, që mendohet ti përkasë një njeriu që ka jetuar 600 milionë vjet më parë.

Sferat prej guri në Afrikën e Jugut
Foto 18 Sferat prej guri në Afrikën e Jugut

Dekada më parë, ca minatorë në Afrikën e Jugut gjatë gërmimeve në minierë gjetën disa sfera metalike misterioze. Origjina e këtyre sferave mendohet të jetë mbi 2.8 milionë vjet. Kush i ka formuar dhe kush ka qenë qëllimi i këtyre, mbetet ende i panjohur.

Libri i Oera Linda
Foto 19 Libri i Oera Linda

Libri i Oera Linda është një dorëshkrim shkruar rreth shekullit të 12-të. Në këtë libër janë përshkruar periudha të aspekte të nacionalizmit, matriarkisë dhe mitologjisë. Disa vende të Evropës janë udhëhequr nga hyjnesha Frya, vajza e Zotit Wralda dhe Irtha, nëna natyrë. Në këtë tekst thuhet se civilizimi Frisian (popull i vjetër gjerman që kanë jetuar në shekullin e parë) përdornin një alfabet që ka qenë prejardhja e alfabetit grek dhe fenikas. Ky dorëshkrim është kopja e një nga dorëshkrimet më të vjetra, që mund të jetë shkruar nga dora njeriut, aty nga viti 2194 para Krishtit.

Sferat prej guri në Kosta Rika
Foto 20 Sferat prej guri në Kosta Rika

Një nga misteret në arkeologji u zbulua në një xhungël në Kosta Rika. Që nga viti 1930, qindra sfera guri janë të dokumentuara që variojnë në madhësi nga disa centimetra në mbi dy metra në diametër. Disa prej tyre peshojnë 16 tonë dhe kanë një formë sferike. Sferat prej guri në Kosta Rika kanë qenë objekt i shumë spekulimeve pseudoshkencore.

Gurët Ica në Peru
Foto 21 Gurët Ica në Peru

Dr. Javier Cabrera, antropolog kulturor në Peru, zbuloi në vitin 1930 me qindra gurë në disa varre që i përkisnin qytetërimit të lashtë Inkas. Dr. Cabrera ka mbledhur më tepër se 1100 gurë, të cilat vlerësohen për ekzistencën e tyre 1500-vjeçare.

Këta gurë cilësohen edhe për rëndësinë e tyre ku gdhendjet e sofistikuara ishin aq të mrekullueshme sa dhe misterioze. Në këto gurë janë gdhendur skena të njerëzve duke u ndeshur me dinozaur, njerëz me teleskopë dhe njerëz duke kryer operacione me instrumente kirurgjikale. Zbulimi i këtyre gurëve misterioz ka shkaktuar një stuhi të vërtetë debati.

Gurët ‘Dropa’
Foto 22 Gurët 'Dropa'

Në vitin 1938, një ekspeditë arkeologjike e udhëhequr nga Dr Chi Pu Tei në malet Baian-Kara-Ula, të Kinës, bëri një zbulim mahnitës në disa shpella, të cilat ishin jetuar nga njerëz të lashtë. Në këto shpella u gjenden me ishin me qindra disqe guri, të mbuluar nga pluhuri i harresës. Këto disqe kishin një diametër rreth 9 centimetra dhe secili kishte një rreth të prerë në qendër. Arkeologët mendojnë se këta gurë kanë origjinë 12.000 vjeçare.

COMMENTS