Mish viçi ‘Stroganoff’

Përbërësit: 750g fileto mishi, të prerë në formë shiriti miell 2 lugë gjelle vaj ulliri 2 lugë gjelle gjalpë 1 kokërr qepe të mesme, të

Përbërësit:

750g fileto mishi, të prerë në formë shiriti

miell

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle gjalpë

1 kokërr qepe të mesme, të ndarë në pjesë

250gr. kërpudha të freskëta, të prera në copa

500ml. lëng mishi

250ml. krem supe kërpudhe

kripë dhe piper i zi

1 filxhan pana të athët

taliatele me vezë

Për marinimin e mishit:

1 filxhan kafeje kripë

1/4 filxhan kafeje piper të zi

1/4 filxhan kafeje hudhër të shtypur

Përgatitja:

Marinojmë fileton e mishit të prerë në formë shiriti, me kripën, piperin e zi dhe hudhrën dhe i lëmë për gati 12 orë. Më vonë i pastrojmë nga marinimi dhe i kalojmë në miell. Në një tigan të madh, ku kemi hedhur vajin e ullirit dhe gjalpin, u japim një të skuqur të lehtë nga të dyja anët (zjarr shumë i ngadaltë). E heqim fileton e mishit nga tigani. Shtojmë qepën e prerë dhe kërpudhat në yndyrën e mbetur në tigan. E lëmë qepën të skuqet pak derisa të zbutet. Shtojmë në tigan një lugë çaji miell. E fusim sërish fileton e mishit në tigan bashkë me qepën dhe kërpudhat. Shtojmë supën e kërpudhave dhe lëngun e mishit. E mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët për rreth 30 minuta. I shtojmë kripë e piper sipas dëshirës. Shtojmë panën në çastin e fundit, vetëm pak minuta para se ta shërbejmë.

COMMENTS