Mëngjesi me proteina që ju ndihmon të heqni kilogramë

Një dietë e lartë në proteina mund t'ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të kontrolloni diabetin e tipit 2, zbulon një studim i ri. Ai sugjeron se

Një dietë e lartë në proteina mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të kontrolloni diabetin e tipit 2, zbulon një studim i ri.

Ai sugjeron se kur ha një mëngjes të bollshëm që përmban proteina, një drekë mesatare dhe një darkë të vogël mund të ndjeheni të kënaqur përgjatë ditës, t’ju ndihmojë në humbjen e kalorive dhe të ndalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Megjithatë shkencëtarët besojnë se lloji i proteinave që konsumojmë në mëngjes është gjithashtu i rëndësishëm.

Skuadra e studiesve të Universitetit të Tel Avivit në Izrael zbuloi se hirra, një nënprodukt që vjen nga djathi dhe gjendet në shumë bylmete ishte më efektiv në kontrollimin e sheqerit në gjak se sa burime të tjera proteinash si vezët, soja apo peshku.

COMMENTS