Mamuthëve të fundit u humbi ‘fara’ nga etja

Kafshët e Epokës së Akullnajës, një nga grupet e fundit të mamuthëve të leshtë ngordhën për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, thonë shkencëtarët.

Kafshët e Epokës së Akullnajës, një nga grupet e fundit të mamuthëve të leshtë ngordhën për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, thonë shkencëtarët.

Ata jetonin në një ishull të largët në brigjet e Alaskës dhe shkencëtarët kanë datuar zhdukjen e tyre rreth 5.600 vite më parë.

Ata besojnë se një klimë e ngrohtë ka shkaktuar tharjen e liqeneve duke mos i lënë kafshët në gjendje për të shuar etjen e tyre.

Shumica e mamuthëve të leshtë në botë kanë ngordhur rreth 10 mijë e 500 vite më parë. Shkencëtarët besojnë se gjuetia e njerëzve dhe ndryshimet klimatike kanë luajtur një rol kryesor në zhdukjen e tyre.

COMMENTS