Përbërësit: 100 gr. sallamë 1 degë selino 1 karotë 1 qepë të madhe 200 gr. kërpudha 2 domate të mëdha Vaj ulliri Kripë, piper Djathë
Përbërësit:
100 gr. sallamë
1 degë selino
1 karotë
1 qepë të madhe
200 gr. kërpudha
2 domate të mëdha
Vaj ulliri
Kripë, piper
Djathë parmixhan
Majdanoz
250 gr. makarona të përshtatshme për t’u mbushur
Përgatitja:
Përgatisni së pari salcën për mbushjen e makaronave. Grini qepën imët bashkë me selinonë dhe karotën. Skuqini në pak vaj ulliri dhe shtoni kërpudhat e më pas proshutën e prerë në kubikë.
Fërgojini mirë dhe vijoni me domaten dhe erëzat. Zieni përgjysmë makaronat, kullojini dhe mbushini me salcën. Shtoni sipër pak djathë të grirë parmixhan dhe futini për pak minuta në furrë.
COMMENTS