Llazanja me spinaq – Versioni vegjetarian

Përbërësit: 1 lugë e mesme vaj ulliri 500 gr. spinaq gjysma e një qepe, e copëtuar rigon borzilok 2 thelpinj hudhre, të shtypura 700 gr. sos

Përbërësit:

1 lugë e mesme vaj ulliri
500 gr. spinaq
gjysma e një qepe, e copëtuar
rigon
borzilok
2 thelpinj hudhre, të shtypura
700 gr. sos për pasta
350 ml. ujë
300 gr. gjizë
200 gr. djath mozzarella
4 lugë gjelle djathë parmezan, i grirë
1 lugë e mesme kripë
piper i zi
1 vezë
600 gr. lazanja

Përgatitja:

Nxeni furrën në 180C. Në një tenxhere të madhe në temperaturë mesatare, fërgoni qepën, spinaqin, rigonin, borzilokun dhe hudhrën me vajin e ullirit. Futni brenda edhe sosin për pasta basgkë me ujin, vloni për 20 minuta. Në një enë të madhe, përzini gjizën, mozzarellën, parmezanin, kripë, piper dhe vezën.

Vendosni një sasi të vogël sosi në fund të enës për lazanja. Vendosni 4 fletë lazanje mbi sosin dhe mbuloni me më shumë sos. Shtoni edhe 4 fleta të tjera dhe vendosni gjysmën e sosit me gjysmën e masës së djathit, pastaj prapë fletë lazanje dhe përsërisni këtë hap edhe një herë. Mbuloni mbi me sos, dhe shtoni pak djath të grirë.

Mbuloni me letër alumini dhe futni në furrë për 55 minuta. Hiqeni foljen dhe pjekeni edhe për 15 minuta të tjera. Lëreni të ftohet për 10 minuta para servimit.

COMMENTS