Kujdes: Edhe iPhone mund të shpërthejë në xhep!

Një çiklisti i ka shpërthyer iPhone në xhep dhe si pasojë e kësaj ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë. 36 vjeçari Gareth Clear, po ngiste biçi

Një çiklisti i ka shpërthyer iPhone në xhep dhe si pasojë e kësaj ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

36 vjeçari Gareth Clear, po ngiste biçikletën afër qytetit të Sidneit në Australi, kur ndjeu një dhimbje në këmbën e tij. Pasi është rrëzuar nga biçikleta ka parë që nga këmba e tij po dilte tym.

Clear ka thënë se e kishte të pamundur ta hiqte telefonin nga këmba me duar për shkak se i digjte gishtat. Pas këtij incidenti kompania ‘Apple’ e ka kontaktuar, duke i thënë se po e hetojnë se pse ka ndodhur ky shpërthim.

Iphone 2

Iphone 3

Iphone 1

COMMENTS