Ka përfunduar udhëtimi i parë rreth botës me avion që përdor si lëndë djegëse energjinë diellore, pasi Solar Impulse është ulur në Abu Dhabi. Avion
Ka përfunduar udhëtimi i parë rreth botës me avion që përdor si lëndë djegëse energjinë diellore, pasi Solar Impulse është ulur në Abu Dhabi.
Avionin e drejtoi zvicerani Bertrand Piccard, krijues dhe president i projektit ‘Solar Impulse’, i cili ka për qëllim të promovojë energjinë e ripërtëritshme.
Udhëtimit të tij, i cili filloi në Abu Dhabi më 9 mars të vitit të kaluar, i erdhi fundi.
‘E ardhmja është e pastër. E ardhmja je ti. E ardhmja është tani. Le ta çojmë më tej,’ u shpreh Piccard, pasi mbërriti me duartrokitje dhe brohoritje në Abu Dhabi.
Udhëtimi me 17 faza mbuloi distancën 42 mijë kilometra, duke kaluar katër kontinente, tre dete dhe dy oqeane.
COMMENTS