Të qenit aktor profesionist do të thotë të luash mirë pjesën e dikujt që nuk je, por Paul Walker, aktori i ndjerë i 'Fast and Furious', i ka pasur vër
Të qenit aktor profesionist do të thotë të luash mirë pjesën e dikujt që nuk je, por Paul Walker, aktori i ndjerë i ‘Fast and Furious’, i ka pasur vërtet pasion makinat.
Pasioni duket jo vetëm nga sasia e makinave që kishte në koleksion, por edhe nga modelet. ‘BMW M3 Lightweight Edition’, model i rrallë i markës gjermane, e pastaj ‘BMW M1 Procar’, ‘BMW 850 CSI’ e madje një ‘Alpina’ e vitit 2002.
Koleksioni vazhdon me ‘Porsche’ fantastike, si një model ‘911’ i viteve ’70, një ‘930’ dhe dy ‘911 GT3 RS’.
Mes makinave kishte modele luksoze si ‘Ferrari 360 challenge’, ‘F355’, ‘Testarossa’ dhe një ‘Lamborghini Diablo’.
Dhe këto ishin vetëm makinat evropiane. Modelet amerikane ishin të shumta, sidomos ‘Mustang’ të të gjitha viteve të prodhimit, që nga vitet ’60 dhe ‘Chevrolet’, mes të cilave bie në sy një ‘Camaro Z/28’.
Paul Walker e kishte këtë garazh bashkë me shokun e tij, Roger Rodas, me të cilin ishte në makinë gjatë aksidentit që i mori jetën në nëntor të vitit 2013.
COMMENTS