Ministria e Financave në Kinë ka ndarë rreth 30 milionë dollarë për t'i shpenzuar në programin e saj të 'ndryshimit të motit', si pjesë e planit për t
Ministria e Financave në Kinë ka ndarë rreth 30 milionë dollarë për t’i shpenzuar në programin e saj të ‘ndryshimit të motit’, si pjesë e planit për të minimizuar sa më shumë katastrofat natyrore në vend.
Ky projekt është hapur, pasi mediat raportuan për një numër prej 237 viktimash të shkaktuara nga përmbytjet këtë vit.
Ministria tha se fondet shtesë janë vënë në dispozicion më qëllim që të ndihmohen rajonet e Kinës nga pasojat e përmbytjeve të cilat kanë qenë më të frikshme kohët e fundit.
Kina aktualisht po përdor metoda teknologjike të modifikimit të motit duke ushqyer retë me ujë gjatë periudhave të thatësirës për të reduktuar reshjet surprizë dhe për të pastruar qiellin në prag të ngjarjeve të rëndësishme në rang kombëtar.
Një teknologji e ngjashme me këtë po zhvillohet edhe në vende të tjera të botës, ku në Amerikë disa shkencëtarë kanë përdorur një dron për të kontrolluar në mënyrë më cilësore motin.
Inxhinierët dhe meteorologët thonë se kanë krijuar renë e parë autonome e cila mund të ndikojë në rritjen e reshjeve me 15%. Metoda e ngopjes së reve është mjaft efikase thonë ata në shkaktimin e reshjeve në kohë thuajse të kontrolluar.
COMMENTS