Kina ndërton kompjuterin ‘më të fuqishëm’ në botë (Foto)

I vlerësuar si kompjuteri më i fuqishëm në botë, Kina ka ndërtuar një superkompjuter të quajtur 'Sunway TaihuLight', që kryen rreth 93 triliardë vepri

I vlerësuar si kompjuteri më i fuqishëm në botë, Kina ka ndërtuar një superkompjuter të quajtur ‘Sunway TaihuLight’, që kryen rreth 93 triliardë veprime për sekondë. Ai është ndërtuar nga Qendra e Superkompjuterave në Ëuxi dhe është dy herë më i shpejtë se paraardhësi i tij, Tianhe-2.

Kompjuteri është i pajisur me 10.5 milionë core dhe 40.960 node dhe operon me një system Linux.

Vlerësimin si kompjuteri më i fuqishëm në botë e bëri Top500.

‘Të mendosh që një dekadë më parë Kina nuk kishte asnjë prodhim në listën e 500 superkompjuterave, kjo është një arritje e madhe’, thotë Top500.

Por tashmë kohët kanë ndryshuar. Aktualisht Kina ka 167 superkompjutera në këtë listë, përfshirë këtu edhe dy vendet e para që mbahen TaihuLight dhe Tianhe-2, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara që kanë 165.

Kompjuteri 1

Kompjuteri 2

Kompjuteri 3

COMMENTS