Ja arsyeja pse janë dyfishuar shitjet e baterive të telefonit!

Pokemon Go i ka bërë më aktiv njerëzit dhe ka sjellur fundin e ndejës në kauq për shumë përdorues të telefonave mobil. Loja me realitet të ndryshua

Pokemon Go i ka bërë më aktiv njerëzit dhe ka sjellur fundin e ndejës në kauq për shumë përdorues të telefonave mobil.

Loja me realitet të ndryshuar ka shtyer lojëtarët të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të eksplorojnë botën e jashtme përmes ekranit të telefonit.

Prodhuesit e pakove të baterive për telefona mobil janë duke rritur shitjet e tyre me shifra të larta, krahas, krijuesit të lojës në fjalë.

Në Amerikë, këto kompani kanë parë rritjen e të hyrave kohëve të fundit fal miliona përdoruesve të Pokemon Go.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga firma NPD, pakot e baterive kanë arritur të shiten në 1.2 milionë njësi për periudhën dy javore që ka filluar më 10 korrik.

Kjo shifër paraqet rritje të dyfishuar nga periudha e njejtë e vitit të kaluar.

COMMENTS