Microsoft është pajtuar që t'i paguaj një gruaje në Kaliforni 10 mijë dollarë, pasi që instalimi i versionit të ri Windows 10, e hodhi jashtë përdorim
Microsoft është pajtuar që t’i paguaj një gruaje në Kaliforni 10 mijë dollarë, pasi që instalimi i versionit të ri Windows 10, e hodhi jashtë përdorimit kompjuterin e saj.
Sipas BBC-së, Teri Goldstein tha se PC-ja e saj u përpoq që ta instalonte automatikisht këtë version pa lejen e saj, gjë kjo e cila e bllokoi atë.
Microsoft u pajtua që të bëjë marrëveshje me Terin për të mos u marrë me shpenzime legale.
Kompania e kompjuterëve Microsoft thotë se Windows 10 nuk funksionon në harduer të vjetër.
COMMENTS