Hani darkë – Mos bëni gabim

Një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se eleminimi i darkës është një zgjidhje e mirë për të bërë gjumë të qetë dhe për të mos e rënduar organizmin. Po

Një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se eleminimi i darkës është një zgjidhje e mirë për të bërë gjumë të qetë dhe për të mos e rënduar organizmin. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Atëherë duhet të hamë darkë apo jo?

Studimet e fundit të kryera në Britani, rezultojnë se njerëzit që nuk hanë darkë kanë më shumë shanse për t’u çuar të nesërmen të lodhur dhe pa energji.

Pas studimit të 1000 respondentëve, rezulton se 60% e tyre që hanin darkë, të nesërmen ishin më shumë energjik se sa pjesa tjetër që kishte zgjedhur të ‘dobësohej’ duke eleminuar vaktin e fundit të ditës.

Sipas studiuesve braktisja e darkës nuk është zgjidhja më e mirë për të hequr peshë, pasi gjatë natës, stomaku vazhdon punën dhe duhet të jetë i mbushur. Për njerëzit që janë në dietë, ata këshillojnë ushime që në darkë mund t’i konsumojnë më shumë se çdo orë tjetër të dietës. Jo veç sepse ndihmojnë të qetësohesh, por edhe sjellin gjumë të qetë.

Kos me fruta,
Perime gjysëm të ziera
Qumësht me mjaltë
Supë me perime
Fileto pule (me perime)
Fruta të stinës.

COMMENTS