Gratë e përballojnë dhimbjen më shumë se burrat

Gratë shpeshherë nuk e kuptojnë kur pësojnë një sulm në zemër, sepse ato e përballojnë dhimbjen më mirë, thonë shkencëtarët. Ekspertët shqetësohen

Gratë shpeshherë nuk e kuptojnë kur pësojnë një sulm në zemër, sepse ato e përballojnë dhimbjen më mirë, thonë shkencëtarët.

Ekspertët shqetësohen se shumë goditje kardiake injorohen nga femrat, dhe në Britaninë e Madhe ato kanë 50% më shumë mundësi se meshkujt të mos diagnostikohen.

Studimi i shkencëtarëve në Norvegji sugjeron se në përgjithësi burrat përballojnë më shumë dhimbje se gratë, por gratë kanë aftësi të përballojnë dhimbjen specifike të sulmit në zemër.

Dr. Andrean Ohrn nga Universiteti i Tromsos thotë se ‘Nuk dihet pse disa njerëz përjetojnë sulm në zemër pa simptoma. Një shpjegim i mundshëm për mungesën e dhimbjes në kraharor është toleranca e madhe ndaj dhimbjeve’.

COMMENTS