Motori më i madh i kërkimit online, 'Google', është akuzuar nga Moska pse në hartat e saj të Krimesë përdorë drejtshkrim ukrainas e jo atë rus. Aku
Motori më i madh i kërkimit online, ‘Google’, është akuzuar nga Moska pse në hartat e saj të Krimesë përdorë drejtshkrim ukrainas e jo atë rus.
Akuza është bërë në lidhje me hartën e gadishullit ukrainas që Rusia e aneksoi në vitin 2014.
Harta e Google përdor emërtimet ukrainase të 900 vendeve në Krime duke respektuar një ligj të ri të miratuar në Ukrainë vitin e kaluar.
Ministri rus i komunikimit, Nikolai Nikiforov i ka thënë një mediumi rus që ai shpreson se ‘gabimi do të përmirësohet’.
‘Nëse Google i kushton kaq pak rëndësi ligjit rus dhe emrave të lokaliteteve ruse atëherë nuk do të jetë në gjendje të bëj biznes në territorin rus’, ka paralajmëruar Nikiforov.
Zëdhënësi rus i Google ka thënë se kompania është duke punuar që në versionin rus të hartës të përfshihen lokalitetet e emërtuara nga Moska.
COMMENTS