Mediat britanike kanë publikuar imazhet e para të selisë së re të gjigantit të teknologjisë - Google. Më shumë se 800 punonjës janë zhvendosur në bazë
Mediat britanike kanë publikuar imazhet e para të selisë së re të gjigantit të teknologjisë – Google. Më shumë se 800 punonjës janë zhvendosur në bazën e re në Londër, e cila përfshin dhoma gjumi, dhoma të shumta me divane si dhe ushqim falas.
Ndërtesa 11 katëshe në sheshin 6 ‘Pancras Square’, përfshin ambiente të posaçme që mundëson takimet midis kolegëve për biseda bashkëpunimi, ndërsa nuk mungon as restoranti dhe kafenetë. Kompania ka edhe një palestër prej 90 metrash.
Zyrat e brendshme janë të mobiluara në mënyrë luksoze me një vlerë prej 5.500 funte secila, ndërsa mobiljet janë blerë tek kompania zvicerane Vitra me çmim mestar prej 17.000 funte.
Google është një nga disa korporatat multinacionale, e cila është kritikuar jo pak në Evropë për pagimin e ulët të taksave, teksa marrëveshjet e saj financiare janë shpesh komplekse.
Kompania ka paguar në Britaninë e Madhe 130 milionë funte taksa të prapambetura, pas reagimeve të shumta atje.
COMMENTS