Ecin këmbadoras që nga lindja. Këta janë pesë anëtarët e familjes Ulas nga provinca Hatay në Turqi. Bëhet fjalë për tre vajza dhe dy djem të kësaj
Ecin këmbadoras që nga lindja. Këta janë pesë anëtarët e familjes Ulas nga provinca Hatay në Turqi.
Bëhet fjalë për tre vajza dhe dy djem të kësaj familjeje të cilët janë të tërhequr në vete dhe nuk shoqërohen me njerëz.
Për rastin e tyre të pazakontë është bërë edhe dokumentar, përcjellë zico.tv
Madje i kanë quajtur si familja misterioze, si dhe janë përpjekur që të vërtetojnë se ata janë shembull i përmbysjes së evoluimit, ose që zhvillimi i specieve njerëzore po shkon prapa.
Por, bëhet fjalë për një rast të rrallë të çrregullimit të trashëguar në trurin e vogël. Pjesëtarët e kësaj familjeje nuk mund të ecin drejt, ose nuk janë në gjendje ta ruajnë ekuilibrin, prandaj e kanë më të lehtë të lëvizinin në të katërta.
Njëri nga vëllezërit dhe motrat kanë një formë më të lehtë të çrregullimit, andaj ndonjëherë e drejtojnë trupin dhe ecin normalisht.
Thuhet se ilaç për ta nuk dhe sipas të gjitha gjasave do t’iu duhet të ecin tërë jetën në këtë mënyrë.
COMMENTS