Përbërësit: 200 gr. biskota të bluara 150 gr. margarinë e shkrirë KREMI I KAFTË: 750 ml. qumësht 70 gr. nisheste 7 lugë sheqer 10
Përbërësit:
200 gr. biskota të bluara
150 gr. margarinë e shkrirë
KREMI I KAFTË:
750 ml. qumësht
70 gr. nisheste
7 lugë sheqer
100 gr. çokollatë e zezë
1-2 lugë kakao
PER KREMIN E BARDHË:
750 ml. qumësht
70 gr. nisheste
6 lugë sheqer
100 gr. çokollatë e bardhë
4-5 banane
100 gr. çokollatë
Përgatitja:
Përziejmë biskotat e bluara me margarinën e shkrirë dhe shtrijmë në kallëp 36×23 duke rrafshuar mirë me dorë.
Për kremin e kaftë ndajmë 200 ml. qumësht me të cilin tretim nishestenë dhe kakaon, kurse pjesën tjetër e vëmë të vlojë me sheqerin.
Kur qumështi vlon shtojmë nishestenë e tretur dhe përziejmë mirë derisa të trashet, shtojmë dhe çokollatën e copëtuar dhe përziejmë mirë.
Largojmë nga zjarri dhe menjëherë hedhim mbi shtresën me biskota.
Për kremin e bardhë gjithashtu tretim nishestenë me 200 ml. qumësht të ftohet kurse pjesën tjetër e vëmë të vlojë me sheqerin.
Pasi qumështi vlon shtojmë nishestenë e tretur dhe përziejmë derisa të trashet, shtojmë dhe çokollatën e bardhë dhe përziejmë mirë.
Mbi kremin e kaftë shtrijmë një shtrese me banane të qëruara dhe ndara në dysh për së gjati, pastaj mbi banane kremin e bardhë menjëherë pasi e ziejmë, d.m.th. të nxehtë.
Përsipër kremit të bardhë pasi të ftohet pak qesim glazurën me çokollatë dhe ëmbëlsirën e lëmë të ftohet për disa orë në frigorifer ose për tërë natën. Presim me një thikë shumë të mprehtë që mos të kërcasë glazura dhe bananet të pritën lehtë.
COMMENTS