Në verë ngjyra e pasionit, e kuqja, 'shpërthen' në fustanet e mbrëmjes dhe të ditës, në këpucët, çantat dhe të tjerë aksesorë të sezonit. Një shpër
Në verë ngjyra e pasionit, e kuqja, ‘shpërthen’ në fustanet e mbrëmjes dhe të ditës, në këpucët, çantat dhe të tjerë aksesorë të sezonit.
Një shpërthim i pasionit në fustanet e stilistëve të njohur Gucci, Dolce Gabanna, Rosei Assoulin. Mbi të kuqen e ndezur janë të apasionuar edhe Victoria Beckahm, Jil Sander, Etro etj.
Ngjyra e kuqe është preferuar shumë këtë sezon veror edhe nga aktoret apo këngëtaret e famshme në tapetin e kuq.
Të ngjyrosur me të kuqe janë edhe aksesorët. Si Le Dix New Cartable e Balenciaga, të kombinuar me ngjyrën e argjendit.
Vend kryesor zë e kuqja edhe tek këpucët, të cilat më këtë ngjyrë duken akoma më femërore.
COMMENTS