Dritë jeshile për 5G

Komisioni Federal i Komunikimit aprovoi në mënyrë unanime rregullat të cilat do të hapin rrugë për përdorimin e valëve ajrore të frekuencës së lartë,

Komisioni Federal i Komunikimit aprovoi në mënyrë unanime rregullat të cilat do të hapin rrugë për përdorimin e valëve ajrore të frekuencës së lartë, që mund të përdoren gjerësisht në komunikime, duke përfshirë makina, pajisjet e mençura shtëpiake, fabrikat dhe pajisjet e tjera elektronike.

Teknologjia e re do të lejojë shpërndarjen e të dhënave në një sistem të ri, i cili do të njihet si 5G, ose brezi i pestë e WiFi-së.

Për teknologjinë më të re të internetit ekspertët thonë se mund të jetë gjeneratori më i madh i ekonomisë në histori.

Komisioni Federal i Komunikimit është një agjenci qeveritare amerikane që rregullon komunikimin ndërshtetëror dhe ndërkombëtar të radios, televizionit, satelitëve, kabllove dhe wireless-it.

COMMENTS