Cheesecake

Përbërësit: 150 gr. margarinë e shkrirë 300 gr. biskota të bluara Arra të bluara 250 ml. hopla 175 gr. philadephia Fruta të grira 5 lugë sheq

Përbërësit:

150 gr. margarinë e shkrirë
300 gr. biskota të bluara
Arra të bluara
250 ml. hopla
175 gr. philadephia
Fruta të grira
5 lugë sheqer
3 lugë niseshte

Përgatitja:

150 gramë margarinë i shkrinë në një enë pastaj i hidhen 300 gramë biskota të bluara dhe arra sipas dëshirës. Të gjitha këto i përziejmë dhe i vendosim në tavë pastaj i fusim në frigorifer. Në një enë tjetër i vendosim 250 ml. hopla dhe i përziejmë me mikser deri sa të bëhet masa e duhur.

175 gram philadephia i përziejmë me tel të kuzhinës e këtë masë e hedhim në tepsi pastaj prap në frigorifer. Frutat i ziejmë me sheqer e pasi t’i heqim nga zjarri u shtojmë niseshten dhe i përziejmë shpejt dhe lihet të ftohet pak për t’u hedhur sipër tortës dhe prap e fusim në frigorifer.

COMMENTS