Bëri transplant të duarve, por amerikani i bie pishman! (Video)

Pas një infeksioni bakterial në 1999, amerikani Jeff Kepner humbi të dy duart. Ai është pacienti i parë amerikan i cili iu nënshtrua transplantit të t

Pas një infeksioni bakterial në 1999, amerikani Jeff Kepner humbi të dy duart. Ai është pacienti i parë amerikan i cili iu nënshtrua transplantit të të dy duarve, mirwpo tani do t’i heqë të dyja.

Ishte një shans për të përqafuar sërish gruan e tij, por tani ai kërkon ti heqë.

‘Nuk kam qenë asnjëherë dhe asnjë ditë në gjëndje për t’i përdorur ato’ ka thënë Kepner për ‘Time’.
‘Nuk mund të bëj absolutisht asgjë. Rri ulur në karrige gjithë ditën’ tha ai.

Kepner thotë se nuk mund të përballojë operacione të tjera për të ndihmuar të vërë në lëvizje duart e tij.

Dr. Vijay Gorantla, drejtori administrativ i programit të transplantit në Pittsburgh në Pensilvani, tha se të gjitha mundësitë ishin diskutuar me familjen dhe pacientin shumë herë në dy vitet e fundit.

‘Kemi bërë çdo gjë të mundur për të adresuar shqetësimet e tij. Kemi qenë të ndershëm për rreziqet e parashikuara por dhe për përfitimet e këtij procesi’

Ky episod nxjerr në pah rrezikun e trajtimeve eksperimentale dhe transplanteve kirurgjikale. Më herët, në muajt e kaluar kirurgët njoftuan se transplanti i parë amerikan i mitrës dështoi për shkak të një infeksioni edhe pse pacientja 26 vjeçarje vazhdon të jetojë.

COMMENTS