Përbërësit: 300 gr. sheqer 200 ml. ujë 250 gr. margarinë 300 gr. keks 100 gr. kokos Glazura: 100 gr. çokollatë të bardhë 3 lugë vaj
Përbërësit:
300 gr. sheqer
200 ml. ujë
250 gr. margarinë
300 gr. keks
100 gr. kokos
Glazura:
100 gr. çokollatë të bardhë
3 lugë vaj
Përgatitja:
Sheqerin dhe ujin qiteni në tenxhere dhe kur të vlojë zieni edhe 3–4 minuta. Shtoni margarinën dhe përzieni derisa të shkrihet.
Pastaj shtoni keksin e bluar dhe kokosin dhe të gjitha përzieni mirë. Përbërjen qiteni në enë të mbështjellë me folie dhe lëreni të forcohet.
Nga gjysma e kësaj përbërjeje mund të bëni toptha dhe t’i rrokullisni në keksin e bluar. Shkrini në avull çokollatën me vaj dhe qitjani bajaderës, kur të forcohet priteni në shtangla (shufra).
Bajaderës mund t’i hidhni edhe përbërjen e bardhë të gatuar nga sheqeri pluhur me pak ujë.
COMMENTS