Apple kundër Snapchat – sjellë aplikacionin e ri

Gjiganti teknologjik Apple raportohet se do të hyjë në tregun e rrjeteve sociale për t'i bërë konkurrencë të 'ashpër' Snapchatit të famshëm. 'Bloom

Gjiganti teknologjik Apple raportohet se do të hyjë në tregun e rrjeteve sociale për t’i bërë konkurrencë të ‘ashpër’ Snapchatit të famshëm.

‘Bloomberg’ raporton se Apple është duke krijuar shërbimin e ri të videove e që është shumë i ngjashëm me Snapchatin.

‘Apple ka nisur zhvillimin e një aplikacioni për shpërndarjen e videove që i mundëson përdoruesve të incizojnë, të përdorin filtra të ndryshëm e të vizatojnë në materiale’, thuhet në raportim.

Megjithatë, ky nuk do të jetë një aplikacion i mbyllur. Thuhet se përdoruesit do të mund të shpërndajnë kreacionet duke përdorur edhe rrjete sociale.

Kjo do të shërbejë vetëm për përdoruesit e sistemit iOS dhe jo atij Android.

COMMENTS