Shtetet e Bashkuara janë shprehur të gatshëm për të hequr dorë nga sistemi i emërtimit në internet, pas më shumë se 20 vitesh kontroll. Bëhet fjalë
Shtetet e Bashkuara janë shprehur të gatshëm për të hequr dorë nga sistemi i emërtimit në internet, pas më shumë se 20 vitesh kontroll.
Bëhet fjalë për atë që në gjuhën teknike njihet si DNS (Domain Naming System), që është një ndër hallkat kryesore të internetit. Ky sistem mundëson thjeshtimin e një adrese interneti.
Nëse nuk do të ekzistonte DNS, atëherë vizitorët tanë do duhej të shkruanin një numër, që njihet si IP.
Shtetet e Bashkuara kanë pasur gjithnjë fjalën e fundit në kontrollin e DNS dhe kjo më shumë nga rrethanat sesa nga qëllimi për ta mbajtur këtë kontroll.
Tashmë, autoritetet amerikane thanë se do t’i kalojnë kontroll të plotë të këtij sistemi tek ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers), një organizatë jofitimprurëse.
Për kushtet e dorëzimit të çelësave është rënë dakort që në vitin 2014, por autoritetet amerikane kërkuan nga ICANN që të ishte plotësisht e përgatitur për këtë përgjegjësi.
Përdoruesit e thjeshtë nuk do të ndjejnë asnjë ndryshim.
Disa politikanë amerikanë kanë kritikuar këtë kalim duke thënë se i hap dyert Rusisë dhe Kinës në një sistem që është ndërtuar dhe mbrojtur gjithmonë nga Shtetet e Bashkuara.
COMMENTS