Akullore me lajthi

Përbërësit: 100 gr. lajthi 170 gr. sheqer 6 të verdha vezësh 3/4 litra qumësht 1 paketë vanilje Përgatitja: Fillimisht pjekim lajthit

Përbërësit:

100 gr. lajthi
170 gr. sheqer
6 të verdha vezësh
3/4 litra qumësht
1 paketë vanilje

Përgatitja:

Fillimisht pjekim lajthitë në furrën e ngrohtë për 15-20 minuta. Më pas i heqim, eliminojmë lëkurën e tyre dhe i grijmë imët.

Ziejmë qumështin dhe e aromatizojmë me vanilje. E përziejmë dhe më pas punojmë lajthitë e grimcuara me disa lugë qumësht. Shtojmë qumështin e mbetur duke e përzierë.

Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe kur përftohet një masë e fryrë shtojmë lajthitë. I vendosim në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht.

E heqim kremin sapo fillon të marrë valë.

Kur të jetë ftohur e hedhim në makinën e akullores për rreth 20 minuta.

COMMENTS