20 persona të vdekur nga vërshimet në Maqedoni (Foto/Video)

Shirat e rrëmbyeshëm në Shkup, u kanë marrë jetën 20 personave, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë. 13 të vdekurit tanimë veçse

Shirat e rrëmbyeshëm në Shkup, u kanë marrë jetën 20 personave, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

13 të vdekurit tanimë veçse janë identifikuar nga organet kompetente, ndërsa 7 të tjerë janë në proces të identifikimit.

viktima-620x3301470569930

Para pak orësh, Liza Bendevska, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, kishte konfirmuar se numri i viktimave ishte 15.’Deri më tani kemi 15 viktima nga shirat e mbrëmshëm, 22 janë të lënduar, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre .

Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci’, ka bërë të ditur Liza Bendeska.Mësohet se viktimat e goditura nga vërshimet, si pasojë e motit të ligë, janë nga lagja Hasanbeg e Shkupit dhe fshatrat e rrethinës së Shkupit, Harqinë dhe Stajkovc.

Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.

EPA-GEORGI-LICOVSKI-41470569928

femij2-640x3601470553658

serbia-bulevard-640x4801470553662

‘Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin’, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.

Me këtë rast, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme në këto lagje.

‘Prezent janë ekipet e policisë dhe ushtrisë, zjarrfikësit dhe kompanitë private janë të përfshira me makinat e tyre, duke bërë gjithçka që munden’.

‘Qëllimi ynë është për të thyer rreth-rrotullimin, sepse ka rrëshqitje të tokës…shumë automjete dhe makineri janë sjellë për të pastruar rrugën’, ka deklaruar për mediet kryetari i qytetit të Shkupit, KoceTrajanovsnki, pasi ka vizituar pjesët e goditura nga vërshimet.

1-EPA-GEORGI-LICOVSKI1470569922

90951-tN6niG4Syr

EPA-GEORGI-LICOVSKI-2-11470569923

Përderisa banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit, duke rrëfyer tmerrin që kanë kaluar gjatë natës së kaluar, thonë se ndërtimet pa plan urbanistik dhe mos pastrimi i kanaleve ka bërë që uji të del nga rrjedhat e kanalizimeve, duke shkaktuar vërshimet.

COMMENTS