Zzapp akuzon keq Mozzikun ! (Foto)

Zzapp akuzon keq Mozzikun !  (Foto)

Dalja e tij nga On Records vazhdon të komentohet akoma.

Reperi Mozzik kësaj radhe është akuzuar keq nga producenti i këtij labeli, i cili përmes një postimi të bërë ka dhënë disa sqarime.

Zzapp ia ka kujtuar Mozzikut fjalët e tij ‘Jam kan n’lloq, m’ke bo diamant’ dhe më pas e ka akuzuar se ia ka vjedhur këngët që Zzapp i ka bërë për të.

Madje, producenti i ka thënë reperit se ai këtë gjë e ka të argumentuar pasi të gjitha këngët i ka të ruajtura me datë dhe orë.

Për fund, Zzapp tha se këtë punë po ia lë drejtësisë që do dal në shesh herët a vonë!

COMMENTS