Zyrtarja e BE-së, Haradinajt: Demarkacioni kusht për vizat

Zyrtarja e BE-së, Haradinajt: Demarkacioni kusht për vizat

Përfundon numërimi i votave të diasporës, ja rezultatet
Veteranët protestojnë për vonesën e pensioneve (Foto)

Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që Kosova t’i bëjë reformat e nevojshme.Sipas saj, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionin vazhdojnë të jenë detyrat kryesore që Kosova duhet implementuar.

“Dera jone është e hapur për Kosovën dhe duhet te behën reformat e nevojshme. aho ka përmendur reformat ne edukim dhe ekonomi. Luftimi i krimit te organizuar dhe korrupsionit vazhdon te jetë”

Ajo thotë se e dinë nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Por, duhet të ecet përpara me ratifikimin e demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit,” është shprehur Shmid.

“Ne e dimë se sa te rëndësishme është liberalizimi i vizave është per Kosovën por Kosova ka kusht ato qe tashme janë te ditura siç janë luftimi u korrupsionit krimit të organizuar dhe demarkacioni”, ka thënë ajo.

Sipas saj, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë absolutisht të nevojshme, dhe ka të bëjë me përmirësimin dhe rritjen e standardit në Kosovë.Sa i përket dialogun të Kosovës me Serbinë të lehtësuar nga BE, ajo thotë se dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon, dhe thotë se është kyç për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre evropiane

E kryeministri Haradinaj, është shprehur se Kosova është e vendosur në implementimin e detyrave që i caktohen.

“Dinamika e Kosovës po justifikohet, takimi i sotëm është për t’i dhënë shtyrje dhe punë me intensive për agjendën evropiane qe ka për kufizim luftën kundër korrupsionit reformën ekonomike që e kemi si detyrë të përbashkët. Kosova është e vendosur për implementimin e detyrave që na dalin” ka thënë Haradinaj.

COMMENTS