Zyrtare: Zhurma Video Music Awards 13 po vjen, kjo është data (Video)

Zyrtare: Zhurma Video Music Awards 13 po vjen, kjo është data (Video)

Labi fotografon momentin e puthjes mes Encës dhe Milaim Zekës (Foto & Video)
Noizy mbanë koncertin më të madh që është bërë ndonjëherë në Historinë e Shqipërisë (Foto/Video)

Nata e Madhe e ndarjes së çmimeve e spektaklit ‘Zhurma Video Music Awards’ tashmë e ka datën.

Bordi drejtues i ‘ZhurmaVMA’ ka vendosur që ngjarja siç cilësohet si nga më të rëndësishmet muzikore në Kosovë, të mbahet me 2 tetor të këtij viti me transmetim LIVE, shkruan zico.tv

Të gjitha krijimet muzikore të artistëve përgjatë muajve janar – gusht, do të hyjnë në nominime për t’u përballur më pas me një garë të fortë e të vlerësuar drejtë nga juria e fshehtë e këtij eventi.

Këtë vit ‘ZhurmaVMA’ do të mbahet tek Sheshi 21 në Prishtinë, ndërsa do të kthejë këtë sallë në arenën më gjigante të muzikës shqiptare.

Derisa në vitin e kaluar prezantues ishin Milaim Zeka dhe Kaqusha Kamberi, këtë vit, organizatorët premtojnë një tjetër emër të njohur të prezantimit shqiptar.

Ende nuk janë zbuluar detaje të tjera, ndërsa duhet të presim edhe disa ditë deri në mbajtjen e këtij eventi, për të cilin kanë filluar përgatitjet në mënyrë intensive, nga persona të njohur të kësaj fushe.

ZhVMA do të organizohet nga ZICO TV në bashkëpunim me RTV 21.

COMMENTS