Zyrtarë të Vetëvendosjes bisedojnë me Ambasadorin e Hungarisë

Zyrtarë të Vetëvendosjes bisedojnë me Ambasadorin e Hungarisë

Kërkohet pastrimi i listave të veteranëve
Për shkak të Kosovës, Serbia i kërcënohet Maqedonisë

Kryetari Albin Kurti dhe deputetja Arbërie Nagavci pritën sot Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë , Laszlo Markusz në zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Në takim u diskutua për gjendjen politike në vend, integrimet euro-atlantike dhe për bashkëpunimin bilateral të Kosovës me Hungarinë e për mundësitë e shtimit te tij.

Kurti foli për hapat të cilët Vetëvendosje propozon për të dalë nga kjo situatë e cila ka shkaktuar diku ngecje e diku regres në dimensionin socio-ekonomik dhe politiko-institucional.

Të dyja palët pas diskutimit u pajtuan për bashkëpunim të vazhdueshëm e takime të mëtutjeshme.

COMMENTS