Zyrtare: Nga viti 2026 Botërori me 48 kombëtare

Shënohet Dita Botërore e Pingpongut
Zbulohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Organizata botërore e futbollit, FIFA ka marrë vendimin që të rrisë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kampionatin botëror nga 32 në 48 ekipe, duke filluar nga viti 2026.

Këshilli i FIFA-s ka votuar sot që të zgjerojë raundin e parë të kampionatit në 16 grupe me nga tre ekipe secili, sipas një njoftimi që është publikuar në profilin e FIFA-s në Tëitter.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë fushatës së tij për këtë post ishte zotuar se do e zgjerojë Kupën e Botës. Nga 211 anëtarë, 135 asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në Kupën e Botës.

Sipas FIFA, ky format i ri i Kupës së Botës me 48 skuadra sjell edhe një rritje të të ardhurave financiare të saj në 5.29 miliardë paund që do të thotë një rritje e fitimeve me rreth 521 milionë paund.

Kjo është hera e parë që nga viti 1998, që formati i kampionatit të Botërorit të futbollit pëson ndryshime.

Kritikët, megjithatë frikësohen se zgjerimi pjesëmarrësve në Kupën e Botës do e ulë standardin e garës dhe do e bëjë Kupën e Botës shumë të gjatë dhe vështirë të menaxhueshme.

COMMENTS