Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja PAN-AKR (Video)

Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja PAN-AKR (Video)

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton feston ditëlindjen
Bie borë në Kosovë (Foto)

Aleanca Kosova e Re ka nënshkruar sot marrëveshjen për qeverisje me koalicionin PAN.

Ky vendim i AKR-së vjen vetëm pak orë pasi lideri i saj, Behgjet Pacolli deklaroi se e ka prishur marrëveshjen me LDK-në, shkruan arbresh.info.

Marrëveshja është nënshkruar mes liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, atij të PDK-së, Kadri Veseli, liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të NISMA-s, Fatmir Limaj.

Veseli tha pas nënshkrimit të marrëveshjes së kjo marrëveshje është në të mirë të të gjithë qytetarëve.

“Është një marrëveshje për qytetarët e Republikës tonë, për orientimin tonë perëndimor, për Kosovën e zhvilluar ekonomikisht dhe për perspektivën e të rinjve dhe të rejave tona. Orientimi jonë drejt BE-së është i palëkundshëm dhe orientimi për miqësi me SHBA-të do të jetë mision i joni në katër vitet e ardhshme. Kjo është e mirë për të gjithë qytetarët tanë, ky koalicion është në shërbim të çdo qytetari dhe në shërbim të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit”, u shpreh Veseli.

Ai tha se çështja e formimit të institucioneve tashmë është çështje ditësh.

“Është çështje brenda ditësh, është mandatari i ardhshëm i Qeverisë, Ramush Haradinaj është zotëri Limaj dhe presidenti Behgjet Pacolli, i kemi edhe partnerët me minoritetet dhe partnertetin me kolegët tanë ngas lista Rugova”, ka thënë Veseli.

 

 

Nënshkruhet marrëveshja AKR – PAN

Drejtpërdrejt – Nënshkrimi i marrëveshjes AKR – PAN

Posted by Arbresh.info on Monday, September 4, 2017

 

COMMENTS