Zyrtare: Milaim Zeka prezantuesi i ‘Zhurma Video Music Awards 12’ (Video)

Pas një rrugëtimi të gjatë e të bukur, ‘Zhurma Video Music Awards’ vjen këtë vit me edicionin e 12-të. Përgatitjet për një spektakël të paharruar tashmë veç janë drejt finalizimit. Po punohet deri në detajet më të vogla.

Bordi drejtues i ngjarjes më të rëndësishme kulturore në hapësirat shqiptare për ndarjen e çmimeve në muzikë, ZhurmaVMA12, ka vendosur që këtë vit prezantimin t’ia besojë, publicistit më të zhurmshëm Milaim Zeka.

Por, ju vazhdoni ta mbani frymën! Sepse do të ketë edhe surpriza të tjera që do t’i publikojmë kohë pas kohe deri me datën 15 Shtator kur edhe mbahet spektakli.

Ndërkohë, kjo është promoja zyrtare e ZhurmaVMA12:

COMMENTS