Zyrtare: Këta janë kandidatët për deputetë të koalicionit LDK-AKR-ALTERNATIVA

Policia i arreston 2 shtetas të huaj pro-rusë në Kosovë
Arrestohet Donika Kadaj!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike listat me emrat e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës. Listës i prinë kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, pas tij është Behgjet Pacolli, Mimoza Kusrari është numër 3, Ismet Beqiri 4, Kujtim Shala 5, Lirie Kajtazi 6, Lumir Abdixhiku 8. Vjosa Osmani rënditet në vendin e 81-të.

Portali zico.tv ju sjellë listat me të gjithë emrat e kandidatëve nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, të siguruara nga gazeta express.

Ndërkohë që sot ka përfunduar afati i dhënë nga ana e KQZ-së për korrigjimin dhe certifikimin përfundimtarë të listave me emrat e kandidatëve të partive për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, të cilit i parapriu një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, i ngritur nga partitë opozitare dhe mbështetur nga partneri në koalicion qeverisës, PDK.

COMMENTS