Zyrtare: Japonia shkarkon trajnerin dy muaj para Kupës së Botës

Zyrtare: Japonia shkarkon trajnerin dy muaj para Kupës së Botës

Kombëtarja aziatike ka vendosur të ndërrojë trajnerin në prag të Botërorit.Vahid Halilhodzic nuk është më trajneri i Japonisë. Kur kanë mbetur vetë

Kombëtarja aziatike ka vendosur të ndërrojë trajnerin në prag të Botërorit.Vahid Halilhodzic nuk është më trajneri i Japonisë.

Kur kanë mbetur vetëm dy muaj kohë nga fillimi i Botërorit në Rusi, drejtuesit e federatës japoneze vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me 65-vjeçarin.

Ky vendim erdhi si pasojë e dy rezultateve jo të mira në sfidat miqësore, barazimi 1:1 me Malin dhe humbja 2:1 me Ukrainën, të dyja skuadra të cilat nuk janë kualifikuar në Botëror.

Boshnjaku u ul në stolin e Japonisë në Mars të 2015-ës, pasi drejtoi Algjerinë deri në 1/8-at e Botërorit të Brazilit.

Japonia në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë, do të përballet me Kolumbinë, Senegalin dhe Poloninë.

Ndërkohë vetëm pak orë më parë u zyrtarizua edhe zëvendësuesi i boshnjakut, që do të jetë, Akira Nishino.

COMMENTS