Zyrtare: Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë (Foto/Video)

Zyrtare: Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë (Foto/Video)

Eurobasket 2017, sonte Kosovë – Ukrainë
Barcelona: Messi afër vazhdimit të kontratës

Sulmuesi i Portugalisë dhe i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, zyrtarisht është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016. “France Football” e ka shpallur atë më të mirin.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo ka fituar për herë të katërt Topin e Artë, duke mposhtur kështu Leo Messin dhe Antonie Griezmann.

Ronaldo këtë çmim e ka fituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe me Portugalinë, ku fitoi Euro 2016.

Ky është Topi i Artë i katërti në karrierën e portugezit, ku tre i ka fituar me Realin dhe një me Mancheester Unitedin.

Ai tashmë para vetës ka vetëm Messin, i cili ka fituar rekord pesë Topa të Artë.

COMMENTS