Zyrtare: Astrit Dehari bëri vetëvrasje, raporti i plotë i autopsisë (Foto)

Kuvendi, jofunksional
Moti sot, i vranët – nesër edhe shi

Raporti i Autopsisë: Astrit Dehari është vetëvrarë, nuk kishte marrë barna dhe droga

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha në konferencën e jashtëzakonshme për media ka publikuar gjetjet e autopsisë edhe të hetimeve për rastin Dehari duke konfirmuar se ai ka vdekur nga dëmtimet e vetë shkaktuara. Sipas Hoxhës, Dehari nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik me asnjë të burgosur. “Të gjitha provat e gjetura deri më tani rezultojnë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, ka thënë kryeprokurori.

“Nuk është gjetur asnjë provë apo dëshmi e mundshme se ka ndonjë ndërhyrje me faktor të jashtëm që rezulton në lëndimin apo dëmtimin fizik të të ndjerit Astrit Deharit. Të gjitha provat dhe ekzaminimet demostrojnë se ky rast ishte vetëvrasje”, ka deklaruar ai.

Hoxha në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka hedhur poshtë zërat se në dhomën e Deharit natën e vdekjes së tij ka mundur të hyjë ndonjë person.

“Ju njoftojmë se nga ekzaminimi i ngjarjes se dhoma A3 gjendet në katin e dytë dhe tetë metra në lartësi nga toka dhe dritarja është e siguruar me grila të forta e të cilat nuk shihet se janë të dëmtuara. Në pjesën e jashtme gjendet pika e vrojtimit në të cilës gjendet një oficer që gjendet 10 metra largë dhomës. Paraburgosurit kanë qenë jashtë në shëtitje kështu që kjo eliminon çdo mundësi për ndërhyrje.”, ka thënë ai.

Syla ka bërë të ditur se për këtë rast deri më tani janë intervistuar 17 persona, 4 nga të cilët janë rimarrë në pyetje.

“Deri më tani janë marrë në pyetje 17 persona nga të cilët 4 janë rimarrë në pyetje.

prokurori

Në një dokument gjashtë faqësh janë pasqyruar shkaku dhe mekanizmi i vdekjes të 26 vjeçarit.

Komisioni mjekësor që ka përgatitur raportin e obduksionit për vdekjen e Astrit Deharit ka konstatuar se ai ka bërë vetëvrasje.

Në raport thuhet se “vdekja e tani të ndjerit Astrit Dehari ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike nga mbyllja (bllokimi) i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti me konsistencë valide (të fortë)” dhe se kjo është vetëshkaktuar nga tashmë i ndjeri.

“Dëmtimet e përshkruara në pikën 1 dhe 2 me besueshmëri janë dëmtime të vetëshkaktuara “hezituese” të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme, por të cilat nuk kanë çuar në shok hemorragjik”, thuhet në raport.

“Analizat toksikologjike të kryera deri tani, si gjatë autopsisë ashtu edhe pas asaj, rezultojnë negative për barna dhe droga”, sqaron raporti.

I ndjeri Dehari ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ishte arrestuar më 30 gusht të këtij viti nën dyshimin se së bashku me aktivistë të tjerë të kësaj partie kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës me armë. Ai vdiq më 5 nëntor.

Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi që nga koha kur u dha lajmi për vdekjen e tij ka hedhur dyshime për rrethanat që kanë shkaktuar vdekjen.

20161118165422473646

COMMENTS