Zyrtare: Arsim Thaçi, trajner i ri i Prishtinës

Arsenali mposht Chelsean dhe fiton Kupën FA (Foto/Video)
Pique tregon se si ia fitoi zemrën Shakirës

Bordi i FC Prishtina ka vendosur që deri në përfundimin të kampionatit skuadrën ta udhëheq, menaxheri i deritanishëm i Shkollës së futbollit, Arsim Thaçi.

Thaçi do të jetë pasues i gjermanit Lutz Lindemann, i cili nuk tregoi sukses me skuadrën më të trofeshme në vend.

‘Bordi i FC Prishtina ka vendosur të emëroj kryetrajner, menaxherin e deritanishëm të Shkollës së futbollit, Arsim Thaçi’, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Por, Lindemann nuk do të largohet nga klubi, pasi do të marr sërish postin e drejtorit sportiv të klubit.

Kurse, Thaçi gjatë karrierës e ka drejtuar 2 Korrikun e Prishtinës dhe Trepça ’89.

COMMENTS