Zv/ministri: Serbia po invadon në Kosovë, Qeveria po hesht!

Zv/ministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka deklaruar se Serbia po invadon në Kosovë, por Qeveria po heshtë dhe nuk po bën asgjë.

Koci i cili është pjesë e qeverisë aktuale, e që vjen nga radhët e PDK-së, ka shtuar se treni nuk mund të ndalet duke mos vepruar.

‘Nuk është tren ky? Është kishë serbe në rrota. Kjo kishë në rrota nuk po futet ilegalisht në Kosovë! Serbia po invadon në Kosovë! Qeveria e Kosovës e din se si duhet me vepru në raste te invazionit! Ajo po heshtë! Me fjalë e me letra invazioni nuk ndalet’, shkruan Koci.

COMMENTS