Zvicra ka një ofertë për kosovarët që duan pasaportë zvicerane (Foto)

Zvicra ka një ofertë për kosovarët që duan pasaportë zvicerane (Foto)

Oferta e Kadri Veselit
Pesëvjeçari shqiptar pranohet në organizatën botërore të gjenive (Foto/Video)

Rreth dy muaj më parë, kryebashkiakja e Cyrihut, Corine Mauch u pati bërë apel të huajve që të konkurrojnë për natyralizim (fitim të pasaportës zvicerane).

Kjo ofertë kishte të bënte me shfrytëzimin e afatit deri më 31 dhjetor të këtij viti, për natyralizim të rregullt, pasi që pas kësaj date, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, ky proces, për disa kategori do të jetë më i ashpërsuar.

Së fundi, edhe Kantoni i Cyrihut, dhoma e komunave, ka dalë me një fletëpalosje (flyer) përmes së cilës konkretizohet oferta dhe tregohet saktësisht e në mënyrë figurative se cilat janë përparësitë nga të cilat mund të përfitojnë ata që e bëjnë kërkesën këtë vit, shkruan albinfo.ch. Gjithashtu, sqarohen në mënyrë lehtë të kuptueshme edhe risitë që hyjnë fuqi nga 1 janari 2018 me ligjin e ri, në nivel të Zvicrës.

Ato, në mënyrë të përmbledhur janë: ata që e shfrytëzojnë kohën deri më 31 dhjetor 2017 për të bërë kërkesën për natyralizim në mënyrë të rregullt, këtë mund ta bëjnë edhe nëse kanë vizë B edhe F, por me kushtin që të kenë mbushur 12 vjet qëndrimi në Zvicër, me çfarëdo statusi. Sigurisht, janë pastaj edhe kushtet lidhur me afatet e banimit në komunat dhe kantonet përkatëse që ndryshojnë sipas komunave dhe kantoneve.

Ndërsa ata të huaj që kërkesën do ta bëjnë në vitin 2018 kanë një sërë vështirësish shtesë. Së pari, këtë mund ta bëjnë vetëm të huajt me vizë C (Leje qëndrimi të përhershëm) dhe jo më ata me vizë B ose F, njofton albinfo.ch. Më tutje, atyre do t` u kërkohet që të mos kenë marrë ndihma sociale së paku gjatë tri viteve të fundit, (ndërsa me ligjin e vjetër kjo kërkohej vetëm në momentin e konkurrimit) etj. Lehtësimi i vetëm me ligjin e ri është afati më i shkurtër i qëndrimit në Zvicër, si kusht për fitimin e nënshtetësisë zvicerane: nga 12 sa është tash në 10 vjet që do të bëhet nga 1 janari 2017.

Kjo që po bën tash kantoni i Cyrihut, në kantonet frankofone ka traditë disa vjeçare. Në Gjenevë për shembull, prej disa vitesh, të gjithë të huajve që kanë përmbushur afatet për t`u natyralizuar u dërgohet në postë oferta me informacionet se si ta realizojnë këtë.

COMMENTS